Fier/ Përmbyset një mjet, drejtuesi përfundon në spital (VIDEO)

Një aksident është shkaktuar ditën e sotme në Bypass-in e Fierit. Dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin në vendin e njohur si Havaleas, në hyrje të rrugës së Bypass-it.

Pas përplasjes, mjeti tip katraul është përmbysur ndërsa drejtuesi i tij ka marrë plagë në disa pjesë të trupit dhe është dërguar në spital. Mjekët thonë se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Aksi rrugor ku ndodhi aksidenti shpesh herë bëhet problem për kalimtarët për shkak të mungesës së ndriçimit dhe sinjalistikës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mirlind Daku shënon gol në javën e parë të kampionatit rus

VIDEO/ Mirlind Daku shënon gol në javën e parë të kampionatit rus