FIER- Një 20-vjeçar me iniciale G.B  ka rënë në pranga të policisë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një vajzë të mitur.

Mësohet se 20-vjeçari nga fshati Kallm i Madh e ka përndjekur të miturën, nëpërmjet telefonit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier ndaluan shtetasin G. B., 20 vjeç, banues në Kallm i Madh, Fier, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, nëpërmjet telefonit, një shtetase të mitur.