Masivi pyjor i Drenies në Patos të Qarkut Fier vijon të jetë i përfshirë nga flakët edhe mbremjën e sotme.
Që në orët e para të mëngjesit, shërbimet zjarrfikëse të mbështetura nga forcat e ushtrisë kanë qenë në betejë me flakët, për të bërë të mundur neutralizimin e tyre.
Por terreni i vështirë që pamundëson ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse dhe era e fortë kanë favorizuar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Ndërhyrja nga toka po vijon, ndërkohë forcat në terren po punojnë për të garantuar një perimetër sigurie pranë banesave.
Lajmi kryesor:
‘Luftë’ me zjarret/ Disa vatra rreth Tiranës, situatë ‘alarmante’ mes Lundrës e Priskës, digjen disa shtëpi të pabanuara! Në Lurë rrezikohen banesat! Krutanët largojnë fëmijët e të moshuarit
LAJMET MË TË VLERËSUARA










