Katër persona janë arrestuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm nga efektivë të policisë së Fierit, pasi në automjetin me të cilin ata lëviznin janë gjetur armë zjarri dhe municione.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në pranga është vënë 23-vjeçari Aleks Pashaj, 26-vjeçari Enea Kolaj, 18-vjeçari Marineo Qypi dhe 17-vjeçari E.D., të katërt banues në Durrës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz” me targë AA 588 GA në posedim të Pashajt, në vendin e quajtur “Safari”, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një pistoletë “Berreta Gordone”, një pistoletë “Bruni” model 92, dy krehëra pistolete dhe një silenciator “Z Stava”.
Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Moskallzim krimi".

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com