Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnatës në aksin rrugor Fier-Patos. Mësohet se një grua rreth 50-vjeçe ishte duke mbledhur kanace kur u përplas nga një automjet.
Më pas trupi i saj ka përfunduar në asfaltin e rrugës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Ngjarja ndodhi pranë fshatit Portëz.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimës dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit i cili është larguar nga vendngjarja.
Komento