Fier, doli me mikun për peshkim në lumin Vjosë, zhduket 63-vjeçari, vijojnë kërkimet nga palombarët RENEA

FIER- Një 63-vjeçar nga Berati i cili kishte dalë për peshkim me një mikun e tij 64 vjec po nga Berati, rezulton i zhdukur.

Të dy po peshkonin në lumin Vjosë, pranë fshatit Kashishtë në Fier më datë 16 janar, por në rrethana misterioze Engjëll Kanani i ka humbur nga sytë shokut të tij i cili bëri kallëzim në komisariatin e Fierit.

Me dyshimin se 63-vjeçari mund të jetë mbytur në lumë, për kërkime kanë dalë palumbarët e RENEA-s.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, pasi ka bërë kallëzim shtetasi Sh. S., 64 vjeç, banues në Berat, se në datë 16.01.2025, ka qenë për peshkim në lumin Vjosë, në fshatin Kashishtë, me shokun e tij, shtetasin E. K., 63 vjeç, banues në Berat, dhe më pas ka humbur kontaktet me të. Vijojnë kërkimet në bashkëpunim me Palumbarët e Renea-s për gjetjen e 63-vjeçarit.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 18 Janar, 08:40

    A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?



×

Lajmi i fundit

Kumbaro: Shqipëria në panairin e turizmit ‘Fitur’ në Madrid, mes 152 shteteve

Kumbaro: Shqipëria në panairin e turizmit ‘Fitur’ në Madrid, mes 152 shteteve