FIER-Duke marrë shkas nga ngjarja në qytetin e Vlorës, ku autori ka përdorur një automjet të vjedhur, Policia e Fierit ka ndërrmarë një aksion kundër trafikimit të paligjshëm të automjeteve.
 
Në 24 orët e fundit janë kontrolluar gjithsej 53 makina.
 
Nga kontrolli kanë rezultuar që 4 prej tyre kanë qenë të vjedhura jashtë shtetit dhe të trafikuara në Shqipëri.
 
 
U bllokua mjeti tip "Volkswagen" me targa FR 7667 A në pronësi të V.Ll
 
U bllokua mjeti "Fiat-Punto" me targa FR 3893 A në pronësi të E.K
 
U bllokua mjeti "Fiat-Punto" me targa HS IA 2005 në pronësi të G.K
 
U bllokua mjeti tip "Daimler-Chrysler" me targa AA 541 LC në pronësi të P.M
 
Policia njofton se do të vijojnë kontrollet për të parandalimin dhe goditjen trafikimin e makinave dhe mashtrimeve financiare të kryera. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)