FIER - Portiku ose i njohur ndryshe godina ku ekspozohen statujat antike të parkut të Apolonisë prej vitesh nuk njeh asnjë investim.

Kjo ka bërë që godina të shkojë drejt degradimit, duke mos u bërë në këtë mënyrë e aksesueshme për vizitorët e shumtë të këtij parku.

fier

Pamjet e fokusuara nga kamera e televizionit A1 Report tregojnë qartë për gjendjen e këtij objekti me vlera të rralla historike.

Muret dhe dyshemetë janë plasaritur, ndërsa lagështia  vijon të japë efektet e saj negative.

fier

Drejtori i parkut Apollonia, Arjan Dimo, i bën apel instancave përkatëse të ndërhyrjen për rikonstruksionin e kësaj godine.
 
“Gjendja e Portikut eksponale të statujave vazhdon të jetë në të njëjtën situatë, prej disa kohësh, kjo strukturë e integruar në kompleksin muzeal të Apollonisë ka shërbyer si vend për ekspozimin e statujave dhe të disa elementeve arkitektonike të cilat duke qënë se kanë patur një peshë të lartë nuk ishte e mundur të ekspozoheshin brenda ambjenteve të muzeut,” - eshte shprehur arkeologu Arjan Dimo.

fier
 
Dëmtimi i kësaj godinë ka ndikuar ndjeshëm në uljen e numrit të vizitorëve të këtë objekt.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)