Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia e Fierit për ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve’ është arrestuar nga blutë e qytetit.
 
Policia bën me dije se ndaj Altin Xhafa banues në fshatin Kuman Roskovec, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për veprën penale ‘Kultivim të bimëve narkotike dhe shitje të narkotikëve’ parashikuar nga Nenet 284/1e 283/1 të Kodit Penal. 


Redaksia online
e.m/Shqiptarja.com