Arrestimi i saj me anë të operacionit të koduar “Kartat”, u bë për veprën penale “Shpërdorim të detyrës”, pasi i janë gjetur dhe sekuestruar në zyrën e saj një sasi prej 185 karta identiteti.
Prej datës 6 qershor, 59-vjeçarja u kishte marrë kartat e identitetit qytetarëve që trajtoheshin me ndihmë ekonomike, me pretendimin për verifikim, veprim të cilin e ka bërë në kundërshtim me ligjin.
Pas këtij arrestimi, kreu i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, në një konference për shtyp ka shpjeguar kompetencat që ka punonjësja e administratës së tij për verifikimin e identiteteve të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)