FIER-Banorët e fshatit Mujalli kanë protestuar mëngjesin e sotëm për fëmijët e tyre të cilët shkojnë në shkollë me autobusin linjës së udhëtarëve. Ata shprehen se për 22 fëmijët e shkollës fillore të fshatit nuk u është caktuar një mjet në dispozicion për t’i çuar në shkollë dhe për t’i marrë.
Sipas tyre, drejtoria e arsimit ka vendosur që fëmijët të shkojnë me autobusin e linjës së udhëtarëve. Por kjo gjë, theksojnë ata ‘është e padrejtë pasi ata u duhet të qëndrojnë edhe shumë kohë mbas mbarimit të mësimit për të pritur autobusin e linjës. Ne kërkojmë një autobus posaçërisht për të dërguar fëmijët në shkollë dhe për t’i marrë’.
Ndërkohë që pritet reagimi i drejtorisë rajonale të arsimit në Fier pas protestës së banorëve.