Fier, probleme me furnizimin me energji elektrike, rrjeti në gjendje të amortizuar

Në fshatin Ndërmënas në bashkinë Fier, disa familje furnizohen me energji elektrike me një linjë të amortizuar, me shtylla hekuri, të cilat i përkasin viteve para demokracisë. Ndërsa sot në fshat ka shkuar edhe linja 20 kilovolt,  në  këto familje  energjia shkon edne me përcjellsa  të amortizuar, ndersa shtyllat janë metalike  jashtë kushteve teknike, të cilat shtojnë  më shumë rrezikun për jetën ndaj banorëve.

Por, ankesat e tyre  shkojnë edhe  për  uljen e tensionit  deri në 120 volt, ku si rezultat ka pasur raste edhe të djegjeve të orendive shtëpiake, pa harruar edhe  ndriçimin e ulët. Ankesat kanë qenë të shumta dhe nga banorët e tjerë, të cilët kanë marrë vetëm premtime së shpejti do të zëvendësohet linja elektrike .

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë