Fier/ Probleme me infrastrukturën, rrugë me gropa, vështirësi për invalidët

Rruga gjithë gropa dhe të mbushura me ujë, është bërë një problem i përditshëm për 12 familje të lagjes 16 Prilli në bashkinë e Fierit.  Sipas banorëve  në këtë  segment rrugor prej 50 metrash  nuk është vënë dorë prej 10 vitesh. Ndërsa një banor paraplegjik shprehet se në kushtet në të cilën ndodhet rruga nuk mund të përdore as karrigën e invalidit, për të kryer qoftë edhe shërbimet shëndetësore.

“Kjo rrugë është hedhur një fond dhe në rast se nuk bëhet, digjet ai fondi, këtë di unë. Në rast se ndodh kjo ka arsye, në të kundërt janë budallëqe. Qeveria të vëjë dorë.”-janë shprehur banorët. 

Pavarësisht ankesave të shumta të banorëve, nga Bashkia e Fierit nuk është marrë asnjë masë për rregullimin e rrugës  edhe pse vështirsitë që ajo sjellë janë të shumta.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë