FIER - Prokuroria e Fierit avancon në hetimin e nisur për rastin e Ilia Karelit ose shqiptarit Kudret Kume nga Zhupani i Fierit, hetime me akuzën e vrasjes, sipas nenit 79-E të Kodit Penal.
Në Prokurorinë e këtij rrethi ndodhet një letër-porosi për dokumentacionin e transferimit të Karelit nga burgu i Malandrinos në atë të Nigritës si edhe pamjet filmike të lëvizjeve të tij në këto dy burgje.
Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta të “A1Report”, sipas të cilave letër-porosia do t’i dërgohet javën që vjen për t’u përkthyer dhe dërguar në rrugë zyrtare, Ministrisë së Jashtme greke.
Procedimi i nisur në Prokurorinë e Fierit mund të jetë edhe mekanizmi ligjor për t’i dënuar gardianët grekë për vrasje, në rast se në Greqi ata do të ndiqen penalisht vetëm për shpërdorim detyre.
Ndërkaq, Ministria e Jashtme greke mësohet të ketë konfirmuar për ambasadën shqiptare, aktin e dorëzimit të zemrës së Karelit, që iu mbajt në Greqi pas ekspertizës dhe që kërkohet për t’iu nënshtruar një tjetër ekspertize, këtë herë nga mjekët ligjorë të Tiranës.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com