Protestuesit pohojnë se kompania nuk po kalon probleme financiare pasi puna vijon normalisht dhe sipas tyre mosmarrja e pagave ka ardhur si pasojë e neglizhencës së drejtuesve të firmës.
“ Kemi dy muaj pa lekë, uzina ka punuar dy vjet pa ndaluar fare por lekë nuk ka, asnjëri nuk të kthen përgjigje”, u shpreh një punonjës. “Ai e ka me qera natyrisht kur e merr me qera ke dhe detyrime do paguasdh detyrimet si të gjitha. Me një fjalë për lëndën e parë, energjinë, ujin por natyrisht kryesorja është dhe paga. Por këtu luhet një lojë. Ajo që e kanë si kompani janë azerëtr, ata s’përgjigjen, nuk janë këtu”, tha një tjetër.
Banorët kërcënojnë me përshkallëzim protestash nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)