FIER – Ministria e Energjisë dhe Industrisë do të nisë një ekspertësh të studiojë lëkundjet e tokës në komunën Zharrëz të Fier për të provuar pretendimet e banorëve të komunës se ato vijnë nga shpërthimet për naftë e janë shkaku që shtëpitë po u shemben,
Po ashtu, Ministria do të zbardhë abuzimet që janë bërë në "Albpetrol" duke filluar nga ndryshimi i drejtuesve të kësaj kompanie. Pikërisht, shpërthimet për naftë në Zharrëz si dhe abuzimet me Albpetrolin kanë çuar në Fier, ministrin e Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknurin me një ekip të këtij institucioni.
Duke u takuar së pari me banorët e Zharrzës, që kanë kërkuar shpesh vëmendjen e shtetit për problemin e tyre, shkatërrimin e shtëpive nga shpërthimet në zonën naftëmbajtëse, Gjiknuri ka vënë në dukje faktin se ndaj tyre ka pasur indiferencë.
Për këtë arsye, ai tha se ditën e hënë do të urdhërohet ngritja e një grupi ekspertësh, që do të bëjnë një studim të pavarur shkencor në zonë për të zbuluar të vërtetën e lëkundjeve të tokës.
"Unë si ministër ju garantoj se shumë shpejt, jo më vonë se ditën e hënë ose të martë, do të nxjerr urdhërin e ngritjes së një grupi teknik. Do të harxhojmë qoftë edhe para të cilat dalin nga tarifat që shteti u merr kompanive të huaja, për të bërë një studim të pavarur. Të mos mbetemi më, që studimet t’i paguajë kompania e cila normalisht është subjekt i këtij hetimi. Le të harxhojë pak lekë shteti por ama t’u japë një përgjigje njerëzve se cila është e vërteta, e vërteta shkencore. Këtu, unë dua të jem neutral, nuk po ngre akuza kot, jam për të garantuar si interesin privat ashtu edhe atë publik. Na duhet të ruhet pasuria e njerëzve, shëndeti i tyre dhe të mbrohet interesi publik", tha ministri Gjiknuri.
"Pyetja më e thjeshtë, që nuk do as ndihmë shkencore është se si ka mundësi që në momentin e rritjes së intensitetit të nxjerrjes së naftës, filluan të intensifikohen edhe lëvizjet e ashtuquajtura sizmike të tokës. Kjo është një lidhje logjike të cilën nuk mund ta mohojë askush. Me këtë, nuk dua të akuzoj askënd, jam shumë i interesuar që kompanitë e huaja të zhvillojnë aktivitet normal në Shqipëri, madje të shtojnë prodhimin shqiptar, por njëkohësisht shteti nuk mund të mbyllë sytë përballë shqetësimeve dhe problemeve që kanë banorët", ka analizuar ministri.
Ai ka shtuar se "ka një pyetje që shtrohet nga të gjithë; Shqipëria ka pasuri por sa po materializohen ato në dobi të këtij vendi? Kjo është pyetja të cilës normalisht qeveria duhet t’i japë një përgjigje. Përgjigjet janë aty, shteti nuk duhet të mbyllë sytë".
Duhen mbrojtur interesat e publikut. Ka pasur indiferencë në këtë drejtim, fatkeqësisht shumë institucione tona që duhet ta bëjnë atë punë nuk e kanë bërë por madje janë bërë palë me shoqëritë. Ka studime serioze së fundi nga institucione të huaja që hedhin dyshime se këto probleme lidhen me aktivitetin e këtyre kompanive.
Lidhur me problemin "Albpetrol", Gjiknuri tha se Qeveria do të bëjë transparencë me atë që ka ndodhur në kompani. "Unë e marr këtë angazhim dhe do ta bëj shumë shpejt realitet. Ajo që tha zotria pak më parë është shumë e drejtë, se Albpetroli ka pasur para por këto para janë shpërdoruar. Miliona e miliona dollarë të shpërdoruara me ankande fiktive, me vjedhje nafte, vjedhje fizike dhe vjedhje me ankand. Është ndërmarrja që meriton të hetohet plotësisht, dhe shumë shpejt do të kryejmë edhe ndryshimin në drejtimin e Albpetrolit. Publiku do të mësojë për të gjitha ato të zeza që kanë ndodhur në atë ndërmarrje. Shumë shpejt do të kemi ndryshimin e drejtimit të Albpetrolit, një transparencë të plotë se çfarë është bërë aty, si janë harxhuar ato para", tha ministri.
Redaksia online
(ar.sh/mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com