Fier, radhë të gjata edhe natën
për të marrë librat shkollo

Fier, radhë të gjata edhe natën<br />për të marrë librat shkollo
FIER- Edhe pse shkolla ka filluar shumica e nxënësve në rrethin e Fierit nuk janë pajisur me libra. Këtë fakt e konfirmojnë edhe radhët e gjata që janë shënuar mbrëmjen e së hënës në libraritë e qytetit ku shiten tekstet shkollore. 

Teksa është bllokuar shitja e librave pa kupon tatimore, libraritë që përdorin kasë fiskale dhe japin kupon janë të vetmet vende ku mund të blihen librat. Kjo ka bërë që librat të mos shiten më pranë shkollave nga tregtarët e ambulantë, të cilët nuk posedojnë kasa fiskale dhe nuk kanë leje për ushtrimin e këtij aktiviteti. 

Ndërkohë përveç kësaj në libraritë e qytetit të Fierit mungojnë edhe disa libra shkollore, kryesisht të klasave të 10 , 11, dhe 12. Aksioni kundër informalitetit nuk ka kursyer as tregtarët e librave shkollore, të cilëve u është bllokuar malli në disa raste.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja,com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve