Programi për ujitjen dhe kullimin, Fondi Kombëtar i Garancisë, titujt e pronësisë të tokës bujqësore janë nismat më të mëdha të qeverisë për rimëkëmbjen e fshatit dhe të bujqësisë.
Në kuadër të këtyre projekteve kryeministri Edi Rama bashkëbisedoi me fermerë në Vajkan të Fierit, ku inkurajoi fermerët të hartojnë projekte e të përfitojnë kredi që ndërmjetësohen nga Fondi I Garancive Kombëtare për bujqësinë.
‘’Kemi krijuar një procedurë shumë të thjeshtë që nuk detyron fermerët të shkojnë te bankat, por ne bëjmë gjithë procesin e ndërmjetëm. Janë rreth 300 milion euro potencialisht që ne mund t’i thithim në këtë proces. Është një shifër e jashtëzakonshme. Ama, nëse ne nuk jemi aktivë dhe nuk bëjmë punën tonë, detyrën tonë si fermerë dhe si qeveri, ato mbeten aty dhe nuk i marrim dot’’, u shpreh kryeministri.
[gallery]18924[/gallery]
(Kryeministri Rama, gjatë takimit me banorët e fshatit Vajkan në Fier)Gjatë vizitës në Fier kryeministri u ndal në dy shkolla në atë 9 vjeçare ''Andon Xoxa” e cila është rikonstruktuar totalisht me një fond prej 33 milionë lekë. Ndërsa ndoqi nga afër riknonstruksdionin e shkollës së mesme “Janaq Kilica” kryeministri gjatë një bashkëbisedimi me maturantët i siguroi se sistemi i ri i aplikimit për studimet e larta garanton vlerësimin e meritës.
‘’Sistemi është i tillë që bën të pamundur çdo lloj interferencë të faktorëve të tjerë në një proces ku vlerësohet në mënyrë kompjuterike merita në bazë të rezultateve’’, deklaroi Rama.
Po ashtu kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Fierit Armando Subashi, inspektoi ecurinë e punimeve për rrugën Mujo Ulqinaku.
Ndërkaq hyrja e qytetit të Roskovecit tashmë është me një pamje të re pasi është bërë rikualifikimi urban i të gjithë kësaj rruge.
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit Majlinda Bufi, si dhe deputetë të zonës ishte në terren për të parë ecurinë e punimeve për Unazën, e cila tashmë do të jetë pjesë e rrugës nacionale interurbane Fier-Berat.
[gallery]18923[/gallery]
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4245
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15