FIER – Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka qenë në fshatin Frakull të Fierit ku ka shpërndarë rreth 100 çertifikata pronësie. Në fjalën e tij kryeministri Rama tha se ka ardhur koha që të mbyllet kapitulli mbi 20 vjeçari konfliktit të tokës, ndërsa shtoi se ky është fillimi i fundit të kapitullit të gjatë të zvarritjes së atyre që jetojnë në fshat.
“Mbi bazën e ligjit 7501 sot ne do të japim titujt e pronësisë. Në këtë mënyrë do t’i japim fund historisë së konflikteve dhe stërmundimit Besojmë se ky është fillimi i fundit të kapitullit të gjatë të zvarritjes së atyre që jetojnë në fshat. Ka ardhur koha të mbyllim kapitullin mbi 20 vjeçar të tokës që e ke dhe s’e ke.”
Rama tha ndër të tjera se përmes procesit të legalizimeve, toka do të kthehet në një vlerë të qarkullueshme.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com