Fier, Rama takon fermerët që u
përmbytën, ndan 680 krerë bagëti

Fier, Rama takon fermerët që u<br />përmbytën, ndan 680 krerë bagëti
FIER - Kryeministri Edi Rama është rikthyer sërish sot në zonat e përmbytura nga dalja e lumit Vjosa në rrethin e Fierit.
Teksa u shpërndanë 680 krerë bagëti për 21 fermerët e komunave Levan, Frakul dhe Dermenas, Rama u shpreh se ndjehet krenar që po përmbyll procesin e kompensimit të banorëve. 

Fermeri Taulant Veizaj u shpreh i kënaqur për kompensimin e dëmeve ndaj tij dhe fermerëve të tjerë. Ai u shpreh se po bëhej gati të emigronte për punë në Europë, ndërsa tashmë do të qëndrojë dhe do të punojë tokën e tij. 

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti deklaroi se pas përfundimit të kompensimit të fermerëve, do të fillojë projekti i rehabilitimit të serave të dëmtuara. 

Pajisje elektro shtëpiake janë shpërndarë nga magazinat qëndrore të Shtabit të emergjencave civile drejtim të familjeve të dëmtuara nga përmbytjet. 

Me këto ndihma ka përfunduar dhe fushata Shqipëria solidare e cila filloi pas përmbytjes së disa fshatrave në qarkun e Fierit dhe Vlorës.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar