Reforma antiinfomalitet në sektorin e ujit te pijshëm ka dhënë rezultat të prekshëm në Bashkinë Fier. Kjo, sipas drejtorit të Ujësjellësit Piro Ndreu, duket ne numrin e konsiderueshëm kontratash të reja dhe lidhje akt marrëveshjesh.

“Kompania jonë ka ngritur 16 grupe pune, pasi një pjesë e qytetarëve vijnë vetë dhe deklarojnë, ndërsa tek një pjesë tjetër shkojmë ne. Këto dy grupe janë të orientuar në dy drejtime. Drejtimi i parë është se ne i njohim zonat që mund të kenë lidhje të pa deklaruara dhe një mundësi tjetër është ajo e lidhjeve të dyta, të paligjshme. Kemi radhë të gjata në sportele pasi njerëzit vijnë dhe deklarojnë lidhjet, deri dje janë bërë 625 kontrata të reja”, thotë drejtori i ujësjellësit të Fierit, Piro Ndreu.

Pavarësisht aksionit për eleminimin e lidhjeve të jashtëligjshme, po punohet edhe në drejtim të vendosjen e matësave dhe arkëtimet e debive.

“Për punonjësit që punojnë në institucione buxhetore kemi pasur dyndje të mëdha në shlyerjet e detyrimeve, të cilët po e shlyejnë totalisht sasinë e ujit të konsumuar. Kemi pasur sensin që për këta punonjës të mos ketë vonesa pasi brenda muajit ta kenë zero debinë”, shprehet Ndreu.

Nisur nga fluksi i shtuar për lidhjen e kontratave, sportelet e shërbimit të ujësjellësit kanë nisur të apkikojnë orarin e zgjatur deri në orën 18:00, duke qëndruar të hapur edhe ditën e shtunë e të dielë. Pak ditë më parë kryeministri Rama u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të lidhin kontrata të rregullta uji, në të kundërt do të penalizohen.

Er.K/Shqiptarja.com