FIER - Më shumë se 50 familje që jetojnë në afërsi të aksit rrugor Fier- Beratit, në periferi të qytetit Patosit detyrohen të kalojnë në një rrugë, e cila vetëm emrin ka të tillë. Ajo është lënë në harresë sa i përket investimeve, ndërsa gropat me ujë dhe balta mbizotërojnë në te gjithë gjatësinë e rrugës prej 3 kilometrash.

Banorët pohojnë se gjendja është e tillë prej më shumë se 15 vitesh, ndërsa askush nuk është kujtuar, ndërsa premtimet boshe në kohë zgjedhjesh nuk kanë munguar.

Drejtues të Bashkisë Patos pohojnë se e kanë të pamundur të ndërhyjnë në rrugë për shkak të pamundësisë financiare.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)