Fier/ Rrugët në zonat turistike pa asnjë standard sigurie, rrezik për drejtuesit e mjeteve (VIDEO)

Segmentet rrugore që lidhin dy bregdetet e Fierit, Semani/Derëzezë dhe zonat turistike me rrugët kombëtare janë pa standarde sigurie.

Në prag të sezonit turistik Report Tv ka bërë një vëzhgim në kryqëzimin e rrugëve kryesore. Ajo çfarë konstatohet lehtësisht është mungesa e tabelave orientuese, për t'u treguar turistëve destinacionet.

Rruga që të çon në Darëzezë, përveçse e ngushtë është dhe mjaft e dëmtuar. Në këtë rrugë nuk ka asnjë sinjalistikë dhe as ndriçim, duke sjell rrezik për drejtuesit e automjeteve.

“Edhe një tabelë që ka qenë te ura është fshirë dhe nuk duken ato që kanë qenë të shkruara. Tabela e parë që merr kthesën për në Darëzezë. Orientohemi vetëm duke ndaluar”, shprehen shoferët.

Urës së Darëzezës i janë vjedhur dhe dëmtuar barrierat mbrojtëse metalike duke u kthyer në burim aksidentesh. Në kushte të tilla, nevojitet ndërhyrja e menjëhershme e Bashkisë, e cila në kuadër të masave që ka marrë për sezonin turistik do duhet t'u sigurojë pushuesve  infrastrukturën e duhur.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja