Një administrator i një firme në Ballsh është vënë në prangat e policisë, pasi nuk kishte deklaruar sasinë prej 106 mijë litra naftë të cilat i kishte të depozituara në ambientet e kompanisë së tij.
Siç bën të ditur dhe policia e Fierit, sasia prej 106 mijë litra naftë është sekuestruar në operacionin e koduar “Evazioni” të realizuar nga Krimi Ekonomik e Financiar i policisë Fier dhe Hetimi Doganor i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave Tiranë dhe Hetimin Tatimor Fier.
Ekspertët kanë konstatuar se, Xhemil Hoxha, 52-vjeç ka kryer kontrabandë me mallra që paguhet akcizë si dhe ka fshehur të ardhurat duke shmangur kështu detyrimet doganore e tatimore në shumën prej 50 milion lekë.
Ja komunikata e policisë
Operacion i koduar "EVAZIONI".
Kryen kontrabandë me mallra që paguhet akcizë si edhe fsheh të ardhurat, ndalohet administratori i subjektit "SOKOLI CO".
Në kuadër të operacionit të përbashkët "EVAZIONI", nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore tê Policisë Fier në bashkëpunim me Hetimin Doganor të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave Tiranë dhe Hetimin Tatimor Fier, u bë i mundur ndalimi i administratorit të subjektit "SOKOLI CO" shtetasi:
-Xhemil Hoxha, 52 vjeç, banues në Ballsh, me aktivitet në fushën e hidrokarbureve.
Ndalimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e firmës së tij, u gjetë e depozituar një sasi prej 106 mijë litra naftë bruto e pa deklaruar ne organin doganor. Ky shtetas ka shmangur kështu detyrimet doganore e tatimore në shumën prej 50 milion lekë.
Materialet procduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprat penale "Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë" dhe "Fshehje e të ardhurave" parashikuar nga Nenet 172 dhe 180 të Kodit Penal.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com