Në një operacion të policisë së Fierit, janë sekuestruar 67.7 kilogramë kanabis si dhe janë arrestuar 3 persona. Në pranga ka rënë Mitat Stani, 58 vjeç, Përparim Stani, 30 vjeç dhe Arti Stani, 28 vjeç, të tre banues në fshatin Ngjerqar, Roskovec.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se pas informacioneve të marra më parë në rrugë operative se në ambientet e banesës së tyre shtetasit Mitat, Përparim dhe Arti Stani posedonin sasi lënde narkotike dhe po përgatiteshin për shitje e trafikim të saj, u shkua dhe u bë kontroll në këtë banesë.
Nga kontrolli i ushtruar në një serë perimesh e mbuluar me plasmas, pranë banesës së tyre, u gjendën të groposura 4 fuçi plastike të mëdha të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale lënda narkotike me peshë 67.7 kg.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se poseduesit e lëndës narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva, po pregatiteshin që ta trafikonin jashtë vendit me destinacion Italinë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.
[gallery]24157[/gallery]
Redaksia Online
D.T/Shqitparja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO