Fier- Mijëra hektarë tokë, apartamente, vendparkim, 12 makina dhe llogari bankare, pasuri në total me vlerë rreth 1.8 milion euro që u sekuestruan një ditë më parë (12 qershor) me firmë të gjykatës së Fierit dhe kërkesë të prokurorisë së këtij qytetit, mësohet se janë në pronësi të 36- vjeçarit Arbër Muça. 

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në drejtimin e Prokurorisë, ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Fierit, për vendosjen e sekuestros preventive të pasurisë së 36- vjeçarit.

"Ky shtetas dyshohet se i ka përfituar këto pasuri nga veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë Shqipërisë' informoi sot policia e Fierit.

Ndërkohë ka publikuar pamjet e sekuestrimit të pasurive mes tyre dhe të makinave luksoze në kuadër të operacionit të koduar “Real estate”.

Pasuritë e sekuestruara të Arbër Muçës  2 sipërfaqe toke arë, në total 6831 m2, në Fier
- 3 sipërfaqe toke truall, në total 630 m2, në Fier
- Njësi shërbimi me sipërfaqe 200 m2, në Fier
- Njësi 2 kate me sipërfaqe 625 m2, në Fier
- Njësi me sipërfaqe 100 m2, në Fier
- Apartament me sipërfaqe 127 m2, në Tiranë
- 1 vendparkim në Tiranë
- 12 automjete
- 2 llogari bankare me vlerë rreth 120 000 euro

Vijon puna hetimore për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të këtij shtetasi, që mund të jenë përfituar nga veprimtaritë kriminale

Dje me vendim gjykate është lejuar kontrolli i banesës apo ambjenteve të personave objekt i hetimeve dhe fjatë kontrollit janë sekuestruar edhe një automjet “Ferrari”, model California, me vlerë rreth 130.000 Euro, Ora të markës “Rolex”, si dhe bizhuteri dhe sende të tjera të çmuara me vlera të konsiderueshme.

Bëhet fjalë për procedimin penal me nr. 1162 të vitit 2020, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga nenin 287 i Kodit Penal. Ndërkohë vijon puna hetimore për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera shtetasi, që mund të jenë përfituar nga veprimtaritë kriminale. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:01
Del FOTO/ Kush është 36-vjeçari që iu sekuestrua 1.8 mln euro pasuri dhe makina luksoze

1718269252_arbermuca.jpg

Shqiptarja.com ka siguruar foton e 36-vjeçarit Arbër Muça, të cilit një ditë më parë iu sekuestrua pasuria me kërkesë të prokurorisë Fierit, pasi dyshohet se e ka vënë nga aktiviteti kriminal.

Mijëra ha tokë, apartament, vendparkim, 13 makina dhe llogari bankare, pasuri në total me vlerë rreth 1.8 milion euro janë sekuestruar me firmë të gjykatës së Fierit dhe kërkesë të prokurorisë së këtij qytetit.