Fier, shkatërrohet rrjeti, kapet
 organizatori dhe 3 prostituta

Fier, shkatërrohet rrjeti, kapet<br /> organizatori dhe 3 prostituta
FIER - Shkatërrohet një rrjet prostitucioni në qytetin e Fierit. Policia vuri në pranga pesë persona, mes tyre edhe vajzat që ushtronin këtë aktivitet të paligjshëm, ndërsa tetë të tjerë do të ndiqen në gjendje të lirë.  
 
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Natyra”, blutë e qytetit të Fierit arrestuan tre vajza që ushtronin prostitucionin. M.GJ, dhe E.B 26 vjeçe dhe V.D 42 vjeçe. Po ashtu, policia vuri në pranga për moskallëzim krimi 22-vjeçarin Arbri Ahmetaj dhe Aranit Toromënin 30 vjeç. Ky i fundit ishte organizator i rrjetit të prostitucionit.
 
Tetë personat e tjerë të cilët do të procedohen në gjendje të lirë, janë persona që kanë paguar para për të përfituar favoret seksuale nga vajzat që shfrytëzoheshin për prostitucion.
 
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Fierit, vajzat e arrestuara ushtronin prostitucionin në vende të ndryshme, kryesisht në qytetin e Fierit me klientë të cilët paguanin nga 5000-15 000 lekë (të reja).
 
Policia sekuestroi në cilësinë e provave materiale
Gjashtë aparate celularë të personave të arrestuar.
Një automjet të organizatorit të rrjetit të prostitucionit i markës “Mercedes – Benz” 250, ngjyre e zezë me targë AA 600 CM.
10000 lekë (të reja).
Si dhe pamje filmike
 
Ndiqen në gjendje të lirë  shtetasit:

G. G, 56 vjecç, banues në Berat
A. O, 40 vjeç banues në Berat
E. Zh,  37 vjec, banues në Lushnjë
F. Ç, 55 vjeç, banues në Durres
S. 60 vjeç, banues në Lushnjë
Q. H, 71 vjeç, banues në Fier
K. Sh, 39 vjeç, banues në Lushnjë
Xh. Sh,  64 vjeç, banues në Fier

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlora nën ‘pushtetin’ e zjarreve! Shefi i Zjarrfikësve jep alarmin: S’kemi makina për të shuar flakët!

Vlora nën ‘pushtetin’ e zjarreve! Shefi i Zjarrfikësve jep alarmin: S’kemi makina për të shuar flakët!