Fier, shoferi braktis makinën
me 340 kg kanabis, në kërkim

Fier, shoferi braktis makinën<br />me 340 kg kanabis, në kërkim
FIER - Rreth 340 kilogramë Cannabis Sativa është sasia e lëndës narkotike sekuestruar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Policia e Fierit.

Uniformat blu të këtij qyteti në afërsi të vendit të quajtur “Liqeni i Levanit”, kanë gjetur një mjet tip Mitsubishi me targa IBY5169, i cili kishte dalë nga rruga, i braktisur nga drejtuesi.

Sipas policisë Fier, drejtuesi e kishte braktisur automjetin në momentin kur ka kuptuar se po ndiqej nga policia.

“Nga veprimet e para hetimore u konstatua se brenda mjetit kishte një sasi te konsiderueshme lënde e dyshuar si lëndë narkotike Cannabis sativa, e cila rezultoi te ishte në një sasi prej 340 kg e ndarë në 344 pako të mbështjella me natriban”, bëhet e ditur përmes njoftimit të policisë.

Ndërkohë strukturat policore të Drejtorisë së Policisë Qarkut Fier janë duke punuar intensivisht për identifikimin dhe kapjen e poseduesit të mjetit dhe ngarkesës.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

mitsubishi droge fier me logo

Redaksia Online
(Gre.M/Shqitparja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksident me motor në autostradën Tiranë - Durrës, vdes 35 vjeçari

Aksident me motor në autostradën Tiranë - Durrës, vdes 35 vjeçari