FIER - Shpërthimi i nje kaldaje avulli ne fabrikën e polisterolit në Fier, ka shkaktuar plagosjen e dy punonjësve maqedonas. Të plagosurit, Vladimir Oski 40 vjeç dhe Lindin Vlashi 42 vjeç janë dërguar në spitalin e Fierit teksa kanë marrë plagë në pjesë të ndryshme te trupit.

Incidenti ka ndodhur në ambientet e jashtme të fabrikës së polisterolit në Fier, ndërsa të plagosurit janë sjellë në spital me makina të punonjësve të kompanisë. 

Grupi hetimor është nisur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të parë nesë siguria ka qënë në parametrat e duhur. Sakaq dy të plagosurit ndodhen në kujdesin intensiv te bluzave të bardha.

reanimacioni
(Në foto: Salla e reanimacionit ku ndodhen të shtruar dy punonjësit maqedonas)

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)