TIRANË, 16 Shtator / ATSH / -Një pus nafte ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në fshatin Vërri të Fierit, duke çliruar gaz dhe mbeturina të tjera të dëmshme për ambientin dhe shëndetin e gjallesave.
Banorët e fshatit janë evakuar menjëherë nga zona dhe janë vendosur në një distancë të sigurtë. Akoma nuk bëhen të ditura shkaqet që shkaktuan këtë shpërthim. Grupet e punës janë duke u përpjekur për mbylljen e këtij pusi, vënien e situatës nën kontroll dhe shmangien e rrezikut për njerëzit. Shpeshherë njoftohen shpërthime dhe lëkundje toke nga kjo zonë naftëmbajtëse që përbëjnë një shqetësim të përhershëm për banorët e zonës dhe njëkohësisht janë ndotës të mëdhenj të ambientit./n.l/ /m.m/
/Shqiptarja.com