Mjeku ngre alarmin: Po shtohen pickimet nga merimanga e zezë dhe gjarpërinjtë në Fier

FIER- Stina e verës sidomos muaji korrik ka sjellë përveç temperaturave të larta edhe rastet nga pickimet e zvarranikëve dhe insekteve në rrethin e Fierit.

Alarmi ngrihet nga mjeku intoksikolg Lulëzim Banushaj. Vetëm gjatë javës së fundit në spitalin Rajonal në Fier janë paraqitur 9 raste nga pickimi i merimangës së zezë dhe 7 raste të helmimit nga gjarpërinjtë. Banushaj thotë se rastet në fjalë kanë ardhur nga zonat e Cakranit, Mallakastrës dhe Roskovecit, ku fermerët në këtë periudhë janë më të ekspozuar për shkak të punëve në bujqësi, ndërsa ju bën thirrje që të bëjnë kujdes.

"Me rritjen e temperaturave të ambientit dhe me shtimin e punëve në bujqësi janë shtuar edhe  rastet e kafshimit nga zvarranikët dhe insektet. Pacientët janë shtruar me urgjencë, ndërsa ka pasur raste që janë shtruar edhe në reaminacion. Kryesisht, kjo ka ardhur nga mos zbatimi i rregullave gjatë kryerjes së punëve të ndryshme bujqësore", shprehet mjeku Intoksikolg Lulëzim Banushaj.

Sipas bluzave të bardha të gjithë personat e pickuar nga merimanga dhe zvarranikët i kanë shpëtuar rrezikut nga vdekja.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 01/08/2019 14:34

    Le t marin vlonjatt me i pastru se jan trima, jan guna përmbi tela!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës