Në kulmin e sezonit, qindra tonë shalqinj kanë mbetur në ara në Frakull të Fierit, ndërsa fermerët thonë se mungesa e tregut po i çon drejt falimentimit.

Qindra tonë shalqinj kanë mbetur pa u tregtuar në Frakull të Fierit.

Mungesa e tregut vendas dhe bllokimi i eksporteve kanë lënë prodhimin në ara, ndërsa fermerët thonë se po përballen me humbje të mëdha.

“Nuk shitet se nuk ka treg. Kemi pasur probleme po jo kaq. Po nuk u shit edhe kësaj jave është e kotë”, tha një fermer.

Fermerët thonë se kanë investuar shuma të mëdha parash dhe kanë marrë kredi, por tashmë rrezikojnë falimentimin. Sipas tyre, nëse situata nuk ndryshon, do të detyrohen ta hedhin prodhimin.

"Mua më shkon kostoja rreth 1 milionë lekë dynymi. Naftën e kam marrë dyfish më të shtrenjtë", tha një tjetër.

Fermerët kërkojnë ndërhyrje nga shteti për hapjen e tregjeve të eksportit dhe mbështetje për bujqësinë. Në të kundërt, paralajmërojnë se shumë familje do të braktisin token.

“Po punojmë këtu asgjë nuk po nxjerrim. Më mirë të ikim jashtë”, tha fermeri.

Kontaktuar me telefon kryetari i sindikatës së fermerëve, ish-kandidat i PD për deputet, Eduard Sharka tha se prodhimi ka mbetur stok për shkak të mosorientimit të fermerëve në përputhje me kërkesat e tregut. Sipas tij, Maqedonia e Veriut del më parë me prodhimin në treg dhe është me konkuruese se vendi ynë.

Xh.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Korrik, 10:41

    Sipas jush, protesta te Kuvendi a ka qenë e dhunshme nga ana e protestuesve?