Fier,takimi me të rinjtë,Vasili: Idetë
e sipërmarrësve pjesë e programit

Fier,takimi me të rinjtë,Vasili: Idetë<br />e sipërmarrësve pjesë e programit
Zv.Kryetari i LSI, Petrit Vasili dhe kandidatja për deputete e LSI, Erisa Xhixho, zhvilluan sot një bisedë me të rinjtë profesionistë në sektorin privat në Fier. Në qendër të diskutimit ishte sipërmarrja dhe zhvillimi ekonomik e shoqëror i Shqipërisë. Ata u shprehën se biznesi privat ka nevojë për stabilitet politik që të sigurojë investimet vendase e te huaja. Idetë e sipërmarrësve do të përfshihen në programin elektoral të LSI për të siguruar hapjen e vendeve të reja të punës.

“Të gjithë së bashku, pa asnjë ndalim, ecim drejt një Shqipërie që do të jetë një Shqipëri e zhvilluar, kapitaliste e sipërmarrëse. Sepse pa sipërmarrje, pa zhvillim të tillë ekonomik dhe shoqëror Shqipëria nuk mund të bëj përpara. Shqipëria nuk mund të jetë më e begatë, dhe të gjitha fjalët që politika thotë, do të jenë ato fjalët boshe të cilat mbi bazat e atyre premtimeve që vetë politikanët as vetë nuk i besojnë. Ne po formësojmë falë këtyre ideve, edhe atë program elektoral tonin, i cili do të jetë një program jo vetëm i shkëlqyer, por mbi të gjitha do të jetë një program realist, i vërtetë”, tha Vasili.

Ndërsa Erisa Xhixho, u shpreh se biznesi privat ka nevojë për stabilitet politik që të sigurojë investimet vendase e te huaja. Ndaj LSI i mbështet të rinjtë dhe idetë e tyre me një program konkret.

“Interesi madhor është që të kenë një Shqipëri të stabilizuar politikisht, por edhe ekonomikisht. Janë kyç për zhvillimin e ekonomisë. Unë besoj fort se në qoftë se politika i jep një vëmendje akoma më të madhe sektorit privat, padyshim që kjo do të sjellë hapjen e vendeve të reja të punës”, tha Xhixho.

Xhixho shtoi se të rinjtë vazhdojnë të jenë të parët në objektivat e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën