Gazsjellësi Trans Adriatik, TAP, njofton banorët e prekur nga ndërtimi i rrjetit të gazsjellësit se do t'i kompensojë për çdo dëm të shkaktuar.  

TAP dhe kontraktori i TAP janë takuar me banorët e fshatit Dermenas dhe i kanë informuar mbi segmentin rrugor Fier – Dermenas – Topojë – Stacioni i Kompresorit të TAP. "Kur i gjithë transporti i materialeve për stacionin e kompresorëve do të përfundojë, kjo rrugë do të kthehet në gjendjen e mëparshme. Ndërkohë ky segment do të mirëmbahet kohë pas kohë nga ana e kontraktorit të TAP sipas nevojave. E njëjta përqasje është përdorur edhe në zonat e tjera ku ka pasur punime për ndërtimin e gazsjellësit TAP", thuhet në deklaratën e TAP.

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore që do të përdoret gjatë ndërtimit të gazsjellësit TAP ka nisur që në korrik të vitit 2015. Gjatë fazës së parë u përmirësuan mbi 58 km rrugë, u ndërtuan 2 ura të reja dhe u rehabilituan 40 ura ekzistuese. Gjatë fazës së dytë 70% e punimeve për rehabilitimin e rreth 137 km ka përfunduar. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com