Fier, tatimet mbyllin Rafinerinë
rrezikohet një "Gërdec" i dytë

Fier, tatimet mbyllin Rafinerinë<br />rrezikohet një
FIER – Mbi 300 punonjës dhe specialistë të kompanisë “Armo” në Fier kanë protestuar  në sheshin përballë uzinës së Rafinerisë së Naftës.

Protesta e tyre ishte kundër veprimeve të organeve të hetimit tatimor, të cilat kanë ndërhyrë duke bllokuar sot lëvizjen e mjeteve tip BOT për të marrë lëndë të përpunuar, nënprodukte të naftës, me preteksin për të ushtruar kontroll në gjithë veprimtarinë prodhuese dhe veprimet financiare të Rafinerisë muajt e fundit. 
 
Ky veprim është quajtur i paligjshëm nga ana e drejtuesve të  kompanisë. Drejtori Bledar Myftaraj ka pohuar se prej një jave ushtrohet dhunë psikologjike ndaj  punonjësve  të “Armo”-s, ndërsa  veprimet e  grupit të hetimit tatimor ai i ka quajtur të paligjshme , pasi nuk ekziston sipas tij asnjë shkresë zyrtare apo njoftim për këtë bllokim të  veprimtarisë prodhuese të uzinës.

Ai vë në dukje rrezikun e shpërthimit si pasoje e ndalimit të punës në rafineri.

"Mbyllja e saj për 72 orë, - theksoi Myftaraj, - sjell pasoja katastrofike për qytetin, sepse parashikon  një Gërdec të dytë për nga procesi tekonologjiko-kimik. Pjesë të strukturave shtetërore kanë mbi 8 ditë që bëjnë presion përmes Tatimeve për të na penguar në punë. Ato nuk kanë urdhër bllokimi. Në këto kushte, bllokimi i punës rrezikon jetën e njerëzve, punonjësve dhe ndotje ekologjike. Punonjësit e Rafinerisë janë të irrituar, sepse ky është një veprim i paprecedentë, që kërkon përmes gjobave, aksionet e kompanisë,"- nënvizoi drejtori.
 
Protesta e cila nisi sot në mëngjes ka vazhduar deri rreth orës 14:30 me thirrjet për të lejuar punonjësit të  punojnë. Këta të fundit kërkojnë zhbllokimin e menjëhershëm të situatës, në të kundërt nuk do të ndalin protestën dhe nuk do të lejojnë futjen në ambientet e  uzinës  të  nëpunësve tatimorë.

Njeri prej tyre tha për "A1Report!": “Tatimet kanë bllokuar shitjen e kamionave me bitum jashtë Rafinerisë. Kjo sjell dëme për Rafinerinë, sepse bitumi me kalimin e kohës ngrin. Vetë Rafineria është e mbushur me bitum dhe të gjitha rezervat e bitumit dalin jashtë përdorimit me kalimin e kohës. Tatimet duhet të largohen për të mos sjellë këto pasoja. Ne do të rrimë këtu deri sa të zhbllokohen llogaritë." 

Protesta është ndjekur dhe nga forca të shumta policore, të cilat kanë mbajtur situatën nën kontroll.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Artisti argjentinas përjetëson Kadarenë në një murale, kuratori Haliti: Atraksion për të gjithë vizitorët në kryeqytet

Artisti argjentinas përjetëson Kadarenë në një murale, kuratori Haliti: Atraksion për të gjithë vizitorët në kryeqytet