Një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të një lokali në lagjen “1 Maji” në qytetin e Fierit. Nga të shtënat fatmirësisht nuk ka patur persona të lëndur, ndërsa ende nuk dihet shkaku i kësaj  ngjarje.

Sipas njoftimit të djeshëm të policisë, personi pasi ka qëlluar në drejtim të lokali është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë ditën e sotme burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se autori i kësaj ngjarjeje është identifikuar si 47- vjeçari, A.P, i cili tashmë është shpallur në kërkim.

Gjithashtu policia bën me dije se është qëlluar me armë drejt lokalit të A.M, 45 vjeç, i cili ishte i ulur në tavolinë me A.B, 53 vjeç, A.Xh, 49 vjeç dhe S.N, 50 vjeç, të gjithë banues në lagjen “1 Maji”, Fier.

Materialet për këtë ngjarje i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Vrasje me paramendim" e mbetur në tentativë dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak".

te shtena fier te lokali

te shtena fier te lokali

Njoftimi i policisë së Fierit në lidhje me ngjarjen:

Në datën 05.11.2017, rreth orës 18:45, në lagjen "1 Maji", në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Parkut" një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të derës së një lokali dhe është larguar.

Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja arme zjarri tip pistoletë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe zbardhjen e kësaj ngjarje.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com