Fier/ Tentoi të vriste me thikë të ëmën, lihet në burg 30-vjeçari Klaudio Çobaj! Me lot në sy kërkon dënimin maksimal në gjykatë

FIER- Me lot në sy, 30-vjeçari Kluadio Çobaj ka dalë sot para trupit gjykues të Fierit ku ka kërkuar dënimin maksimal për aktin e tij. I penduar për veprimin e tij, i cili mund të përfundonte në tragjedi, atij i është caktuar i  ditën e sotme nga gjykata masa e sigurisë me burg. I riu tentoi të vriste me thikë nënën e tij, 50-vjeçaren Drita Çobaj e cila fatmirësisht është jashtë rreziku për jetën.

I penduar, rrëfeu se teksa ka plagosur të ëmën, ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike dhe se nuk e mban mend plotësisht rrjedhën e ngjarjes.

Dinamika e ngjarjes:

Klaudio Çobaj,  plagosi me thikë të ëmën e tij më datë 5 korrik dhe u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Report Tv mësoi se Drita Çobaj u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

30-vjeçari ra në pranga pak minuta pasi goditi nënën. Ndonëse fillimisht u arratis, Çobaj nuk arriti tu shpëtonte efektivëve. Drita Çobaj jetonte me vajzën e saj ndërsa bashkëshorti i saj kishte ndërruar jetë disa vite më parë. Sipas fqinjëve të 50-vjeçares, thuhet se djali i saj ishte emigrant në Gjermani dhe kishte 20 ditë që ishte kthyer.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:54
Plagosi të ëmën me thikë, Klaudio Çobaj shfaq pendesë të thellë! Kërkon dënim maksimal për veten

1657361362_klodi.JPG

30-vjeçari Klaudio Çobaj që tentoi të vriste të ëmën me thikë, ka shfaqur pendesë të thellë për veprimin e tij.

Me lot në sy, ai ka kërkuar nga gjykata dënim maksimal për aktin që ka kryer.

Ndërsa e ka pranuar plotësisht fajin, Kaudio tha se kur ka plagosur të ëmën ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike.

Ai thotë se nuk e mban mend plotësisht rrjedhën e ngjarjes.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë