FIER-Një person ka tentuar që të vetëdigjet me benzinë sot paradite në Drejtorinë e Policisë.
Sipas policisë, sot rreth orës 13:00 ka hyrë në ambientet të Zyrës së Pritjes së Qytetarëve në Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Marko Sillo 57 vjeç, banues në Levan dhe pa komunikuar me personelin e shërbimit ka tentuar të djegë veten me benzinë.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të Shefit të Sektorit të SHCBA, dhe personelit të zyrës së shërbimit të qytetarëve u bë e mundur fikja në kohë e flakëve duke e shpëtuar.
57-vjeçari është dërguar në spitalin e Fierit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Lidhur me këtë ngjarje, policia se bashkëshortja e tij më datën 20.09.2016 ka bërë një denoncim se në vitin 2014 i është larguar vajza nga banesa dhe dyshon se mund të shfrytëzohet për prostitucion jashtë shtetit.
Policia njofton se për këtë kallëzim janë kryer të gjitha veprimet proceduriale si nga ana e policisë ashtu edhe nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.

dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com