TEPELENE - Mes mjaft problematikash që ndeshet sot Komuna Qesarat në rrethin e Tepelenës, është edhe ajo e shfrytëzimit pa kriter të pasurive të veta natyrore, nga subjektet ndërtuese.
Kjo bëhet edhe më e rëndë, kur shfrytëzimet vijnë nga firma e licensuar nga qeveria shqiptare, për të ndërtuar pjesën e ngelur të aksit nacional Fier-Tepelenë apo sic quhet ndryshe Boshti i Jugut.
Prej muajsh, firma "Vega Construction" së bashku me nënkontraktoren tjetër që merret me ndërtimin e H/C të Kalivacit, "Begetti", shfrytëzojnë në maksimumin e mundshëm, inertet lumore të Vjosës, duke shkaktuar një dëm përveçse natyror edhe ekonomiko-financiar të Komunës Qesarat.
Kreu i kësaj njësie vendore Hysni Cela, rrëfen për A1 Report, se shfrytëzimi i inerteve, është ndërmarrë pa kurrëfarrë leje nga kjo komunë, por aq më keq akoma, megjithëse është kërkuar spegime nga drejtuesit e firmave, këto të fundit jo vetëm që nuk kanë dashur të paguajnë detyrime financiare, por kanë shfrytëzuar forcat e rendit, që të ndërhyjnë në momentet kur grupet e kontrollit të komunës, janë paraqitur në zyrat e firmës, për të kërkuar takime me krerët e saj.
Detyrimi që i ka komunës firma ndërtuese e rrugës Fier-Tepelenë, është 1.7 milionë lek fonde këto që janë mjaft të domosdoshme për këtë njësi vendore, administrata e të cilës, është në kufijtë e egzistencës në kushtet e mungesës së pagave prej muajit mars të këtij viti. Kryekomunari, ka kërkuar ndërkaq, ndihmën e qeverisë shqiptare për këtë padrejtësi që po bëhet kur një firmë, shfrytëzon potencialet natyrore të zonës, pa paguar asnjë detyrim financiar, ndërkohë që dëmtohet rëndë shtrati i lumit Vjosë dhe rjedha e saj.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com