FIER/ Tkurret ferma më e madhe e luleshtrydheve! Këtë sezon 12 hektarë më pak, shkak abuzimet në skemën e subvencioneve: Paratë e fermerëve i marrin biznesmenët

FIER- Këtë sezon fermerët e Frakullës në Fier kanë reduktuar sipërfaqen e mbjellë me luleshtrydhe në sera, ç’ka do të sjellë më pak prodhim. Ndër shkaqet kryesore jane mungesa e fuqisë punëtore, mos shlyerja e faturave nga pikat e grumbullimit, çmimi i lartë i fidanëve e pesticideve dhe mungesa e subvencioneve.  

“Problemi kryesor është mungesa e punëtorëve pastaj çmimet e helmeve që janë shumë të shtrenjta. Kisha 10 vite që kultivoja 1 hektarë me luleshtrydhe, por tashmë e kam ulur s’kam mundësi ta mbjell. Pikat e grumbullimit na kanë borxhe, s’na kanë dhënë lekët për prodhimin e sezonit të kaluar”, tha fermeri Alban Troka.

“Kam pasur 7 dynym, tani i kam ulur në 5 dynym për shkak se s’ka punëtorë dhe për mungesën e tregut. Është pazari i ulët”, u shpreh fermeri Elton Hysenaj.

“Sezonin e kaluar s’kam dalë mirë ndaj këtë sezon e reduktova sipërfaqen sepse shpenzimet janë të larta”, tha fermeri Nesti Troka.

Administratori i Frakullës Dashnor Troka tha për Report TV se sipërfaqja këtë sezon është reduktuar me 12 ha dhe fermerët e kanë zëvendësuar luleshtrydhen me lakër për shkak të kushteve të vështira financiare. Ai i bën thirrje institucioneve të monitorojnë skemën e subvencioneve pasi abuzimet nuk mungojnë.

“Në këto skema ndërhynë bizneset për interesat e tyre. Aplikojnë biznesmenët, bëjnë letrat dhe nuk përfitojnë fermerët. Ata përfitojnë para nga shteti dhe pastaj e shesin biznesin. Ndaj Ministria e Bujqësisë duhet ta monitorojë këtë situtatë”, tha Dashnor Troka administrator i njësisë administrative.

Ndërsa grumbulluesi Olsi Hamataj tha se Ministria e Bujqësisë duhet ndihmojë kultivuesit pasi vijnë nga një vit tepër i vështirë me humbje të mëdha.

“Ministrja e Bujqesisë Anila Denaj duhet të vijë këtu tek ne dhe të konsultohet para se të bëhet skema e re kombëtare e subvencioneve. Mbështetja 200 mijë lek për dynym është e papërfisshme, sepse fermeri e blen fidanin 2.5 milionë lek dhe merr 200 mijë lek, kjo shifër është e papërfillshme”,tha për Report TV, Olsi Hamataj grumbullues.

Frakulla njihet si ferma më e madhe e kultivimit të luleshtrydhes në vend . Një vit më parë numëronte 200 hektarë, ndërsa tashmë ka rënë në 188 hektarë. Me një prodhim deri në 900 ton në vit, 15% e prodhimit shkon për tregun vendas, ndërsa 85% për eksport. Shtetet ku eksportohet më së shumti janë Kosova, Mali i Zi, Polonia, Bullgaria, Rumania, Italia, Gjermania dhe Ukraina.  

R.D/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • coli: 26/10/2024 13:27

    shtet hajdut,,,nuk financon fermeret..r.k.t.k.

    Përgjigju
  • Po mër po: 25/10/2024 18:19

    Paratë e biznesmenëve i marrin zyrtarët, dhe paratë e zyrtarve i marrin bankat. Në fund i merr SPAKu se nuk u bë gjë kur dështon skema.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Sot Amerika vendos/ Nisin votimet! Garë e ngushtë presidenciale, por Harris është 4 pikë në avantazh! Qendrat e votimit me xhama antiplumb e dyer çeliku

Sot Amerika vendos/ Nisin votimet! Garë e ngushtë presidenciale, por Harris është 4 pikë në avantazh! Qendrat e votimit me xhama antiplumb e dyer çeliku