Fier/ Transportonte me autobus 27 emigrantë ilegal nga Iraku, arrestohet shoferi 54-vjeçar

Fier/ Transportonte me autobus 27 emigrantë ilegal nga Iraku, arrestohet shoferi 54-vjeçar

FIER - 27 irakianë janë kapur nga policia e Fierit, pasi kishin hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme. Po ashtu në pranga ka rënë edhe S.P 54-vjeç banues në Sarandë, i cili po transportonte me autobus irakianët.

Arrestimi i këtyre personave është bërë në kuadër të operacionit "Joint Action Days" për luftën ndaj trafikut të qënieve njerëzore në Ballkan, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Kontrollet janë ushtruar në akset rrugore Fier-Gjirokastër, Fier-Vlorë dhe Fier-Tiranë.

Ndërkohë shoferi i arrestuar do të përballet me akuzën "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela

Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela