Fier- Rreth një javë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Povelçë të Fierit më 12 Tetor, ku Ilir Nukaj dhunoi barbarisht çiftin e bashkëshortëve të moshuar, pronarë të një dyqani të vogël, pse nuk i dhanë birra, ka ndërruar jetë në spital 80-vjeçari.
Namik Rustemi nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve dhe që nga fundjava e kaluar ishte në intubim. Ai kishte marrë goditje grushtash e shkelmash në kokë dhe trup. Edhe bashkëshortja e tij 77-vjeçare mori lëndime, por pa rrezik jete.
Policia e arrestoi Nukajn menjëherë pas krimit dhe ai ndodhet në paraburgim.
Bashkëshortja A. Rustemi pas mjekimit u kthye në banesë. Ajo i rrëfeu Policisë dinamikën e krimit dhe se kush ishte agresori. Gazetari i Report TV, Kristaq Thano, raporton se Prokuroria e heton Nukajn me veprën penale “plagosje e rëndë me dashje” dhe Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda e arrestuan të dyshuarin 47-vjeçar, që në momentin e sulmit dyshohet se ka qenë në gjendje tejet të dehur. Ai ka kërkuar birra në dyqan, por të moshuarit refuzuan pikërisht për shkak të gjendjes së alkoolizuar. Nukaj, që mbante edhe emrin Ledjan, nuk e ka pritur mirë, duke i rrahur barbarisht të dy.
Ai njihej si person problematik në zonë, teksa banorët dhe nusja e të moshuarve rrëfyen pas ngjarjes dinamikën dhe tronditjen e pësuar nga kjo ngjarje.
Nukaj ka qenë i dënuar me 10 vite burg për një tentativë vrasjeje të ndodhur 12 vite më parë në këtë zonë, teksa plagosi rëndë me thikë një pronar lokali, të cilin e kishte vjedhur më parë dhe i dëmtuari e kishte denoncuar. Gjithashtu OFL e kishte hetuar dhe verifikuar për pasurinë në vitin 2020.
A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
70.7%
-
Jo
24.7%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 174
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E dënuar me 1 vit burg për falsifikim parash, arrestohet 27-vjeçarja në Lushnjë
29 Mars, 11:14
-
Moti i keq/ Breshëri dëmton 160 hektarë parcela të kultivuara me pjeshkë në Lushnjë
29 Mars, 07:36
-
Aksident në Lushnjë/ ‘Audi’ del nga rruga dhe përfundon i përmbysur në parcelë, 3 të plagosur! Shkak dyshohet shpejtësia e lartë
29 Mars, 07:07
-
‘Refuzojini me votë kopjet e Ballukut’, Bardhi denoncon kandidaten e PS në Roskovec: Fondet e bashkisë ia dha mamasë së vet për të ndërtuar bujtinë
28 Mars, 16:12
-
Vrau efektivin e ‘Shqiponjave’, prokuroria e Fierit çon në gjyq autorin! 23 vjeçari ekzekutoi policin brenda makinës se i tha mos ec shpejt
28 Mars, 09:55
-
Diktatura e shkatërroi, ortodoksët rindërtojnë nga themeli kishën e Shën Mërisë në Lushnje
27 Mars, 16:26
-
Shtohen sëmundjet malinje në Fier, 120 pacientë për 3 muaj! Mjekja: Gratë dhe burrat mbi 40-vjeç duhet të kryejnë kontrolle
27 Mars, 16:18
-
Koço Kokëdhima dhe trajneri Maringlen Kule fjalor të pahijshëm dhe presion në ndeshjen e femrave, presidenti i Apolonisë nën hetim: Jepja në tavolinë bq m*** (VIDEO)
27 Mars, 10:09
-
Fier/ Incident në ndeshjen e futbollit Apolonia-Gramshi për femra, Koço Kokëdhima shtyn dhe kërcënon gjyqtarin! Takimi duhej ndërprerë, por u rinis pas presioneve? (VIDEO)
26 Mars, 18:50
-
Lushnjë/ Publikohet momenti kur dy të rinjtë dhunojnë barbarisht 43-vjeçarin me aftësi të kufizuara në dëgjim dhe të folur! E godasin edhe pasi shembet përtokë (VIDEO)
25 Mars, 20:36
-
Dy të rinjtë dhunuan burrin me aftësi të kufizuara në të folur e dëgjuar në Lushnjë, 43-vjeçari vijon të jetë në gjendje të rëndë te Trauma
25 Mars, 10:24
-
Avokati nga Fieri, Kastriot Dyrmishaj agjëron prej 25 vitesh: Vajzën e përjashtuan nga shkolla prej shamisë, sot vizitojmë Mekën familjarisht (VIDEO)
24 Mars, 16:06
/Plagosjes se rende me dashje/ qe vlen akoma per gruan,i duhet shtuar akuza per /vrasje/ per burrin.
PërgjigjuPo ai dashka një plumb në ballë që të iki në të sëmës. E paska hak!
Përgjigju