Fier, ulet numri i lindjeve 
mjeku: Shkak planifikimi familjar 

Fier, ulet numri i lindjeve <br />mjeku: Shkak planifikimi familjar 
Fier-Ulet numri i lindshmërisë në qytetin e Fierit. Gjatë vitit 2016 vihet re një rënie e numrit të lindjeve, 300 lindje më pak, krahasuar me vitin 2015.

Në total, në këtë qark për vitin 2016 në maternitetin e Fierit janë regjistruar 1800 lindje.

Sipas mjekut gjinekolog Besnik Brahimaj ulja e numrit të lindjeve vjen si pasojë e tendencës në rritje të planifikimit familjar, por edhe për shkak të kushteve ekonomike.
 
"Në 2016 materniteti i Fierit, ka patur rreth 1800 lindje . Po ta krahasosh me vitin 2015 kemi një renie me 300 lindje më pak, cka e bën më të ulët numrin e lindjeve. Në përgjithësi ka një planifikim familjar sot, për të cilën njerëzit tentojnë jo më shumë se një apo dy fëmijë. Futet ndër faktorët që ndikojnë në uljen e numrit të lindjeve ,edhe kushtet ekonomike"-tha gjinekologu Brahimaj.
 

Por funksionimi i planifikimit familjar ka ndikuar edhe në uljen e numrit të aborteve.

Sipas mjekut specilalist Brahimaj, për vitin 2016 janë regjistruar rreth 400 raste abortesh, kjo në tendencë në ulje, pasi në vitin 2015 numri i aborteve shkonte 500-600 raste për vit. 

"Për sa i përket numrit i aborteve këtë vit, shkon rreth 400 raste në  vit. Edhe numri i aborteve ka ardhur duke u ulur, pasi më parë ka qënë 500, 600 aborte në vit"- shtoi mjeku. 

Por fenomeni i uljes së lindshmërisë, ka nisur që pas viteve 90 duke vijuar edhe në ditët e sotme.

Gjithashtu sëmundshmëria tek fëmijët ka ulje, kjo si pasojë e kujdesit nga nënat si dhe nga kontrolli periodik gjatë shtatzënisë së tyre.
 
Redaksia Online
M.D/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'