/ ATSH / - Në qytetin e Fierit ka avancuar puna për pastrimin e lumit Gjanica. Deri tani ka përfunduar pastrimi në një gjatësi lineare prej 1.6 km nga grykëderdhja e tij në lumin Seman, me drejtim nga Ura e Sheqit. Po vazhdon intensivisht puna për pastrimin e shtratit, shpateve dhe sistemimin e tyre, me qëllim eliminimin sa më parë të rrezikut të përmbytjeve në rast reshjesh.
Rezultati i deritanishëm është katërfishimi i seksionit të derdhjeve. "Puna do të vijojë me dyfishin e kapacitetit të mëparshëm përgjatë gjithë gjatësisë së lumit Gjanicë, për t'u paraprirë reshjeve të mundëshme dhe dëmeve që mund të sjellin ato në qytetin e Fierit dhe në zonën rreth tij", thonë administratorët e Bashkisë