FIER - "Një qendër të re sociale, jo vetëm për të moshuarit fierakë, por për gjithë rajonin e jugut". Ky ka qenë premtimi i ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj gjatë vizitës së tij në Qendrën e të Moshuarve në Fier.
Ai zgjodhi këtë qëndër për të kaluar me banorët e saj, 1 Tetorin, Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve.
Ministri Veliaj është shoqëruar nga kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqaj, përfaqësuesit më të lartë të kompanisë AMC në Shqipëri, nëpunës të Bashkisë Fier, përfaqësues të institucioneve të tjera lokale, etj.
Drejtoresha e Shtëpisë së të Moshuarve, Vasilika Mëngjesi i uroi mirëseardhjen ministrit, ndërsa kërkoi rrugë të tjera alternative për të përmbushur kërkesat e kësaj shtrese të shoqërisë.

(Në foto: Erion Veliaj gjatë vizitës sot tek të moshuarit në Fier).
Kryebashkiaku Zeqaj u shpreh se kujdesi social për të moshuarit nuk duhet vetëm në një ditë si kjo e sotmja. Sipas tij, të kujdesesh për ta, është detyrë e shoqërisë dhe e shtetit. “Ne do të punojmë me programe dhe projekte të vecanta, së bashku me Ministrinë, për të plotësuar nevojat e të moshuarve”,- vijoi ndër të tjera Zeqaj.
Ministri Veliaj nga ana e vetë deklaroi: “Ministria që unë drejtoj, do të ndërrmarrë inisiativa konkrete për rritjen e cilësisë së shërbimit. Në këtë kuadër, së shpejti do të bëhet i mundur transferimi i të moshuarve, në një tjetër ambient, më modern. Kjo qendër nuk do të jetë vetëm në shërbim të Fierit, por për të gjithë rajonin e jugut. Po ashtu, do të kemi bashkëpunim edhe me shërbimin e certifikuar privat”, - u shpreh më tej ministri Veliaj.
Më pas përshëndeti edhe drejtori i përgjithshëm i kompanisë AMC, Dimitris Blatsios. Kjo kompani shpërndau dhurata për të moshuarit. Po ashtu, një grup fëmijësh dhanë një koncert të shkurtër artistik për të pranishmit.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO/Berat, 56-vjeçari jeton në një shtëpi të rrënuar