FIER-Vijon operacioni i IKMT për shembjen e objekteve që preken nga projekti i qendrës së qytetit dhe lumit Gjanica. Pas shembjes së objekteve njëkatëshe, forcat e xhenios po vendosin eksploziv për të shembur me shpërthim të kontrolluar 4 objekte 3-katëshe.
/Shqiptarja.com
Faza e parë e këtij projekti do të nisë me lirimin e hapësirave për zbatimin e projektit të qendrës së Fierit. Faza e dytë e projektit konsiston në sistemimin dhe rehabilitimin e shtratit të lumit Gjanica, pasi pjesa më e madhe e ndërtimeve janë bërë në brendësi të shtratit te lumit duke sjellë edhe përmbytje thuajse cdo vit.
Ndërsa faza e tretë dhe përfundimtare do të jetë krijimi i një hapësire të gjelbëruar përgjatë të gjithë shtratit të lumit Gjanica. Këshilli i Ministrave ka miratuar së fundmi fondin financiar prej 4 miliardë lekësh për të kompensuar të gjitha objektet pranë lumit Gjanica.
[gallery]25433[/gallery]
d.b/shqiptarja.com

VIDEO








