Fier, vetëvaret shitësi 37-vjeçar
shkak borxhet dhe varfëria

Fier, vetëvaret shitësi 37-vjeçar<br />shkak borxhet dhe varfëria
FIER- Borxhet dhe varfëria kanë detyruar një 37-vjeçar që t’i japë fund jetës, duke u vetëvarur në pyllin e Semanit në Fier.
Policia ka gjetur sot të vetëvarur në një degë pishe 37-vjeçarin Pilo Çorape, banues në lagjen Apolonia në Fier, i cili më pas u dërgua në morgun e spitalit.

Një ditë më parë, bashkëshortja e viktimës kishte kërkuar ndihmën e policisë për të ndërhyrë, pasi 37-vjeçari e kishte njoftuar të shoqen se nuk do të kthehej më në shtëpi dhe se do të kryente aktin e vetëflijimit.

Pavarësisht kërkimeve, policia ra në gjurmët e tij pas vetëvrasjes.

Viktima punonte si shitës ambulant në qytet dhe zonat rurale, ndërsa kohët e fundit kishte marrë shumë borxhe, që nuk mund t’i shlyente dot.

Ndërkaq, policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim