Fier/ Vihet nën hetim autori që i vuri zjarrin tokës në fshatin Jagodinë, u dogjën dhjetëra koshere bletësh

Fier/ Vihet nën hetim autori që i vuri zjarrin tokës në fshatin Jagodinë, u dogjën dhjetëra koshere bletësh

Zjarri në Jagodinë

FIER - Autori i dyshuar, i identifikuar si Veri Lumanjaku, banues në Durrës është vënë nën hetim pasi i vuri zjarrin tokës në fshatin Jagodinë të bashkisë Roskovec.

Ai ndezi zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur një sipërfaqe toke me prodhime bujqësore dhe disa koshere bletësh, në pronësi të shtetasve L. R., S. Ç. dhe N. K.

Mesditën e së dielës, për rreth një orë, u dogjën 20 hektarë sipërfaqe toke dhe dhjetëra koshere bletësh. Nga zjarri që mund të përhapej nga era, ishin pranë disa banesa dhe rrezikoheshin pulari.

Thuajse në çdo sezon veror raportohen raste të zjarreve në fshatra apo zona të thella që në pjesën më të madhe të rasteve ndizen nga banorët e zonës, por dalin jashtë kontrollit për shkak të erës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 28/06/2022 14:36

    Denoheni per terrorizem 25 vjet legenin te mesojne dhe te tjeret !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë