Fier, vijon 'Sundimi i ligjit', zbulohen dy lokale bastesh, procedohen 5 persona! Një i mitur kapet me armë zjarri teksa drejtonte makinën pa patentë

Fier, vijon 'Sundimi i ligjit', zbulohen dy lokale bastesh, procedohen 5 persona! Një i mitur kapet me armë zjarri teksa drejtonte makinën pa patentë

Foto ilustruese

FIER - Vijon megaoperacioni ‘Sundimi i ligjit’ në mbarë vendin. Në lagjet ‘Apollonia’ dhe ‘Liri’ në Fier janë konstatuar dy lokale ku organizoheshin lojëra fati në kundërshtim me ligjin.

Është proceduar në gjendje të lirë pronari i lokalit në lagjen ‘Liri’, shtetasi F.K., 64 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i lokalit në lagjen ‘Apollonia’, shtetasi S.M.,33 vjeç.

Sakaq, janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë: Xh.K., 29 vjeç, F.A., 19 vjeç dhe M.Ç., 25 vjeç. Këta të tre u kapën teksa vinin baste sportive në këto lokale. Policia ka sekuestruar në këto dy lokale 3 makineta dhe 3 celularë.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar se në 2 lokale, në lagjen "Apollonia" dhe lagjen "Liri", Fier viheshin baste sportive.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këto raste, u procedua në gjendje të lirë pronari i lokalit në lagjen “Liri”, shtetasi F. K., 64 vjeç, u shpall në kërkim pronari i lokalit tjetër, shtetasi S. M., 33 vjeç. Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë, pasi u kapën teksa vinin baste sportive në këto lokale, shtetasit Xh. K., 29 vjeç, F. A., 19 vjeç, M. Ç., 25 vjeç.

Punohet për kapjen e 33-vjeçarit.’, thuhet në njoftimin e policisë.

Po në Fier u kap në flagrancë një 17-vjeçar, pasi po lëvizte në qytet me armë zjarri të cilën e mbante në automjetin që drejtonte pa leje drejtimi. Në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua arma e zjarrit me 13 fishekë brenda. Veprimet proceduriale me të miturin po kryhen në prani të psikologut, mbrojtësit ligjor dhe prindit.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?