Vijon të digjet pylli me pisha në Gjorgoz të Patosit! Zjarrfikësit bëjnë thirrje që të ndërhyhet për shuarjen e zjarrit nga ajri

FIER- Prej më shumë se 2 ditësh po vijon që të digjet pylli me pisha në Gjorgoz të Patosit. Forcat zjarrfikëse të Fierit dhe të Patosit, tashmë prej orësh po luftojnë me flakët. Ndërkohë në ndihmë të tyre kanë mbërritur edhe forcat e ushtrisë, por shuarja e flakëve është e vështirë për shkak të terrenit të thyer.

Forcat zjarrfikëse kanë bërë thirrje që të kryhet ndërhyrja për shuarjen e flakëve me helikopter nga ajri, por asnjë nga instanca përkatëse nuk ka reaguar në lidhje me kërkesën e tyre. Forcat zjarrfikëse po punojnë me mjete rrethanore për fikjen e zjarrit. Në zonën përreth nuk ka banesa, të cilat mund të rrezikonin që të digjeshin.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor